Secondary Adv

Ndahet Ujesjellesi i Tiranes, krijohen 3 shoqeri, ja si ndryshojne tarifat per Kamzen dhe Voren

Asambleja e Aksionerëve të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka miratuar ndarjen e aksioneve, duke i hapur rrugën krijimit të tri shoqërive të reja.


Pas përmbylljes së vlerësimit nga kompania e kontraktuar, në mbledhjen e datës 27 shtator u dakordësua krijimi i shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Bashkia Tiranë, me një kapital prej 18.1 miliard lekë. Po ashtu, krijohet shoqëria Ujësjellës Kanalizime Bashkia Kamëz me kapital 289 milion lekë dhe ujësjellësi i Bashkisë Vorë, me kapital prej 81 milion lekë. Pas ndarjes, Ujësjellësi i Tiranës do të furnizojë me ujë me shumicë Kamzën dhe Vorën, me kontrata të reja furnizimi.


Ndërkohë që, pas formalizimit të ndarjes, shoqëritë e krijuara do të aplikojnë për licencë pranë Komisionit Kombëtar Rregullator të Ujit. Praktikisht, secila prej kompanive do të ketë të drejtën e propozimit të tarifave të reja për zonën ku do të ushtrojë juridiksionin, çka do të thotë se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të tarifave në këto bashki. Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka aplikuar për një rritje të çmimit pranë Entit Rregullator të Ujit, ndërkohë që është ky i fundit që do të marrë vendimin përfundimtar.


Më të lexuarat