Secondary Adv

Parashikimet e Moodys: Turizmi, bujqesia, industria nxjerrese dhe investimet do te permiresohen

Moody`s në analizën vjetore të kreditit për Shqipërinë bën edhe një sërë parashikimesh për ekonominë e vendit tonë, për sektorë të ndryshëm.



“Në terma afat-mesëm ne presim që rritja ekonomike të përshpejtohet pranë nivelit të 4% si dhe të bëhet me bazë më të gjerë, ndërkohë që sektorët kryesorë të ekonomisë, si energjia, bujqësia dhe turizmi do të përfitojnë nga axhenda e reformave”-thuhet në raport. Moodys thekson gjithashtu se, reformat e  qeverisë dhe progresi i deritanishëm do të nxisin një përmirësim të klimës së biznesit, e për rrjedhojë përshpejtojnë procesin e integrimin në Bashkimin Europian dhe thithjen e investimeve të huaja direkte.

 

Përpjekjet e qeverisë për të luftuar informalitetin si dhe ato për të forcuar sistemin gjyqësor do të nxisin investimet, thuhet më tej. Sa I përket sektorit të turizmit, agjencia nënvizon faktin se, po operon nën potencial, por se nga ana tjetër, së bashku me sektorin bujqësor do të përmirësohen ndjeshëm gjatë viteve në vijim si pasojë e reformës në sektorin energjetik që do të sjellë furnizim të mjaftueshëm, por dhe si pasojë e zgjidhjes graduale të çështjes së pronës.

 

Duke i`u referuar turizmit, Moody`s flet edhe për një “boom” të industrisë, si pasojë e pezullimit të moratoriumit të ndërtimit. E në fakt , të dhënat e fundit  të instat flasin për një ‘boom”  të sektorit, sidomos gjatë tremujorit të dytë të vitit. Një tjetër parashikim i Moody`s i referohet lëndëve të para, që kanë një impakt jo të vogël në ekonominë shqiptare. Agjencia parashikon një rritje të çmimit të lëndëve të para e për rrjedhojë edhe një përmirësim. Për këtë arsye, agjencia parashikon një rimëkëmbje të industrisë nxjerrëse. Roel Korkuti/SCAN


Më të lexuarat