Secondary Adv

Procedurat e pastrimit te parave, 250 mije USD gjoba per 30 kompani ndertimi

Në harkun kohor të tre viteve të fundit ka arritur në mbi 30 numri i kompanive të ndërtimit të gjobitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.


Sipas të dhënave zyrtare të kësaj drejtorie, 11 kompani ndërtimi janë gjobitur në vitin 2014, 15 në vitin 2015 dhe 4 në vitin 2016. Totali i vlerës së gjobave për të gjitha kompanitë arrin në rreth 250 mijë dollarë: përkatësisht 6.8 milionë lekë në vitin 2014, 14. 7 milionë lekë në vitin 2015, dhe 3.8 milionë lekë në vitin 2016.


Ndërkaq, të paktën 15 prej këtyre kompanish ndërtimi i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar gjobat e vendosura nga Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Mes tyre gjenden edhe disa prej kompanive më me peshë në vend. Janë zbardhur paditë e ngritura nga shoqëritë e ndërtimit për gjobat që arrijnë në miliona lekë. Pjesa më e madhe e kompanive i kanë kërkuar Gjykatës shfuqizimin e plotë të gjobave të vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Sektori i ndërtimit është një prej më të ekspozuarve kur vjen fjala te pastrimi i parave. Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, por edhe Policia e Prokuroria janë shprehur se një pjesë e mirë e parave të ardhura nga krimi kanalizohen në ndërtimin e hoteleve e resorteve turistike.


Më të lexuarat