Secondary Adv

Ahmetaj: Do te formalizojme ekonomine dhe do te rrisim konkurrencen

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi gjatë një takimi me biznesin e vogël se “TVSH për të gjithë” do të thotë formalizim i ekonomisë dhe rritje e konkurrencës.



“Ambulantët do të jenë të përjashtuar nga TVSH. Ai që shet fruta-perime nuk është pjesë e detyrimit. Po e kolaudojmë në mënyrë që ne të fusim në sistem jo këtë pjesë të sipërmarrjes, por atë pjesë biznesi të vogël që është pjesë e transaksioneve që rrjedhin nga biznesi i madh”, shpjegoi Ahmetaj.

“Do të jemi sërish këtu pas disa muajsh për të parë se çmimet nuk u rritën dhe kostoja nuk u rrit”, shtoi ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Në lidhje me shqetësimin për rritjen e çmimeve, Ahmetaj tha: "Informalët do i rrisin çmimet, ndërsa formalët nuk e bëjnë dot".


Më të lexuarat