Secondary Adv

Rruga e Lumit te Vlores, 30 mln USD nga Fondi Saudit per projektin

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji që synon ratifikimin e marrëveshjes së huas, nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e pjesës së mbetur të projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”.

 


Projekti parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga by – pass – i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë. Gjatësia e rrugës arrin 94 km. Me kredinë e Fondit Saudit është parashikuar të bëhet rehabilitimi i pjesës së dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km.


Ky projekt shërben si një pikë kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm social – ekonomik në nivel rajonal dhe vendor. Kështu, nëpërmjet realizimit të tij do të krijohet një korridor i ri shumë herë më i shpejtë se rruga ekzistuese. Po ashtu, kjo do të sjellë edhe një zhvillim rural për komunitetin e bashkisë së Vlorës, Selenicës dhe Himarës. Banorët e fshatrave të luginës së Lumit të Vjosës përveçse do të kenë më shumë akses tek shërbimet, do të kenë edhe më pak kosto udhëtimi dhe më pak kohë për transportin e produkteve bujqësore. mProjekti ka një kosto të përgjithshme prej 72 000 000 USD-sh pa përfshirë këtu TVSH-në, vlera e së do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Ndërsa huaja e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim, kap vlerën  e 112 500 000 SAR (afërsisht 30 milionë USD).

 


Më të lexuarat