Secondary Adv

Projekti i rruges Orikum-Llogara-Himare, keto jane variantet qe po diskutohen

Ka përfunduar diten e djeshme projekti i ‘Lungomares’ dhe ndarja e çmimeve të veprave të artit të krijuara nga konkursi i zhvilluar nga Bashkia Vlorë.  Me çmimin e parë u vlerësua Gentian Tabaku, me çmimin e dytë Joni Kraja ndërsa çmimi i tretë u nda mes Edmond Rirës dhe Pjerin Kolnikajt.

 

Të pranishëm në ndarjen e çmimeve të veprave të artit në Lungomare ishin kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Kryeministri Edi Rama, Komisioneri Johanes Hahn dhe shumë personalitete të tjera nga Komisioni Europian. Kryebashkiaku Leli u shpreh se Vlora sot kanë një fytyrë të re me këtë projekt kaq të rëndësishëm.


Ndërkohë, kryeministri Rama u shpreh se kjo është vetëm pjesa e parë e një zhvillimi të mëtejshëm i cili do të vazhdojë në 2 faza të tjera. Në fazën e parë do të ndërtohet krahu jugor dhe faza e dytë përfshin pjesën deri te Pylli i Sodës. Po ashtu, Rama foli edhe për disa projekte të tjera të cilat do të zhvillohen në bregdetin e Vlorës.

 

“Do t’i nisim menjëherë nga viti i ardhshëm, edhe bulevardin e ri. Do të transformohet Qendra Historike e Vlorës që do t’i japë qytetit një mundësi për të shfaqur një pjesë të mirë të identitetit të vet. Do të bëhet një transformim i gjithë aksit që na çon përmes Radhimës, ndërhyrjen e vijës bregdetare të Orikumit dhe po diskutohet për finalizmin e projektit të rrugës nga Orikumi përmes Llogarasë deri në Himarë.”

 

Sa i përket kësaj të fundit, Rama deklaroi se po diskutohen 2 variante, ku i pari parashikon transformimin e rrugës ekzistuese me standarde europiane dhe i dyti konsiston në ndërtimin e aksit pjesërisht të ri me tunelin në Llogara. Në mbyllje, ai u shpreh se kjo është vetëm një pjesë e vogël që ka sjellë Rilindja Urbane nga 500 projektet që do të vazhdojnë edhe gjatë këtij 4 vjeçari, duke theksuar se ajo vjen për të nxitur ekonominë, turizmin dhe zhvillimin social për të krijuar hapësirat e përbashkëta të komunitetit.

 

Hahn: Lungomare kartëvizitë për Shqipërinë
Komisioneri i BE për zgjerimin Johannes Hahn tha se projekti i “Lungomares” është një kartëvizitë e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE-së. Hahn tha se Bashkimi Europian do të investojë edhe në projekte të tjera. “Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren, atëherë unë mendojë se ky është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Punimet kanë mbaruar fazën e parë dhe po të jetë nevoja ne do të mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm në interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin tonë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”. G.D/SCAN


Më të lexuarat