Secondary Adv

Aksioni i ri, Rama: Nisim betejen per rritjen e pagave ne kompanite e medha

Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar “Buxhetin 2018” në grupin parlamentar socialist, njoftoi nisjen e një reformë të re, atë të “pagave”.

 

Duket se zoti Rama, po i bashkon të gjitha llojet e reformave në këto ditë të vështira për qeverinë e tij, për të larguar vëmendjen nga problemi i kanabizimit masiv të vendit.  “Nga 800 kompanitë më të mëdha, 42%  e pagave janë nën 300 mijë lekë të vjetra, për t’u ikur detyrimeve shoqërore dhe taksave. Ata marrin më shumë para në të zezë sesa deklarohen. Kjo dëmton sigurimet shoqërore dhe skemën e pensioneve.

 

Thirrja ime për kompanitë e mëdha t’i japin fund kësaj loje. Punëtorët kanë shumë të drejtë për pagat që marrin, por nga frika se mund të keqtrajtohen nga pronarët kanë preferuar të zgjedhin heshtjen. S’ka turp më të madh kur kompanitë e mëdha sillen si beu që nuk duan ta dinë për shtetin”, – tha Rama.


Më të lexuarat