Secondary Adv

Koncesionet, ku shkojne 70 mln euro nga buxheti?

Qeveria do të paguajë 70 milionë euro nga buxheti për kompanitë koncesionare gjatë vitit të ardhshëm. Por kush janë përfituesit më të mëdhenj nga fondet publike përmes koncesioneve?


Në vendin e parë renditet koncesioni i skanimit të doganave. Vitin që vjen kompania S2 Albania do të marrë 12 milionë euro nga qeveria. Pas saj vjen koncesioni i sterilizimit i dhënë në vitin 2014. Kompania Sani Service do të përfitojë 11.5 milonë euro nga paratë e taksapaguesve për sterilizimin e pajisjeve kirurgjike.

Lista pasohet nga koncesioni i hidrocentraleve mbi lumin Devoll me 10 milionë euro, inceneratori për përpunimin e mbetjeve në tiranë 7.5 milionë euro. Pas tyre vijnë tre koncesione të tjera në shëndetësi; Laboratorët, shërbimi i dializës dhe chek upi. këto do të marr nga 5 deri në 6.5 milionë euro secila nga paratë e buxhetit, ashtu si dhe dy inceneratorët e tjerë në fier dhe elbasan.

Të dhënat tregojnë se koncesionet kanë norma të larta fitimi. Për ato në fushën e shëndetësisë normat e fitimit arrijnë deri në 40 për qind e të ardhurave bruto.

Por këto janë vetëm koncesionet që paguhen nga buxheti. Ka dhe disa kontrata të tjera, barra e të cilave paguhet direkt nga qytetari, si aeroporti, pasaportat, kolaudimi i automjeteve, Petrolifera dhe shumë të tjerë.

Vitin e kaluar kontratat koncesionare realizuan 150 milionë euro të ardhura bruto dhe paguan vetëm 8 milionë euro tatim fitimi. Më pak se 5 për qind e taksave që qytetarët paguajnë nga rroga./Top Channel


Më të lexuarat