Secondary Adv

Buxheti 2018, Rama: Rrit investimet, ul borxhin publik, nxit formalizimin e ekonomise

Projektbuxheti 2018 do të vendos një bazë të re për të bërë shumë më tepër për ekonominë  e vendit. Kryeministri Rama gjatë prezantimit në Kuvend tha se buxheti 2018 do të rris investimet dhe do të ulë borxhin publik, si dhe do të nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë.


“Këtë e tregon shifra e të ardhurave në 2018 e cila kap nivelin e 28.1 % e prodhimit të brendshëm bruto. Vitin e ardhshëm do të vazhdojë trendi rënës i borxhit publik. Borxhi publik do të reduktohet në 2.5 për qind. Paketa fiskale e vitit të ardhshëm do të nxisë formalizimin e ekonomisë në një kosto të papërfillshme për biznesin e vogël. Mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë në vlerën e pronës, iniciativa për zgjerimin e taksës së banesës zero, për pensionistët, dhe familjet me ndihmë ekonomike. Politika jonë e taksimit lehtëson sistematikisht ata që kanë më pak të ardhura”.


Sektori i peshkimit përjashtimin e plote nga TVSH 52 pajisjeve të mjeteve të peshkimit dhe do të mundësohet rritja e mëtejshme e të ardhurave që i janë përkushtuar këtij aktiviteti. Projektbuxheti 2018 nxit rritjen ekonomike, dhe për të garantuar instrumenta në funksion të integrimit social. Parashikohet 86 miliard lekë investime publike, më i larti në historikun e financimeve publike. Projekti i parë është ai i rrugës së Arbrit, ende nuk kemi një rrugë kombëtare të certifikuar sipas ambicies. Në katër vitet e ardhshme të gjitha rrugët të jenë të certifikuara.”


Buxheti ka një rritje të ndjeshme për arsimin dhe shëndetësinë dy sektorë që do të njohin një fluks investimesh. “Buxheti i arsimit rritet me 10 për qind, ai i shëndetësisë 5 për qind me i lartë.  Infrastruktura do të marrë 42 për qind investime, 400 milion euro për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe ujësjellës – kanalizimet. Bujqësia do të mbështet me një paketë financiare në rritje 15 për qind më të lartë se ky vit. Volum investimesh për programin kombëtar të rilindjes urbane. Buxheti garanton zbatimin e reformës në drejtësi. Buxheti financon me një rritje të rëndësishme policinë e shtetit, për të çuar me tutje programin e transformimit. Buxheti nuk rrit taksat por lehtëson familjet në nevojë. Ky buxheti garanton që në Shqipëri të kemi transformime të rëndësishme”, përfundojë Rama.


Më të lexuarat