Secondary Adv

Hekurudha Shqiperi-Mali i Zi, hapet stacioni i perbashket, Gjiknuri: Rriten shkembimet tregtare

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë tashmë një stacion të përbashkët hekurudhor. I pranishëm në inaugurimin e  tij ishte ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur, ndërsa ky stacion thellon bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të dy vendeve.


“Volumet e transportit hekurudhor, pra shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për mallrat që vijnë dhe nga vende të tjera që po përdorin hekurudhën po rritet nga muaji në muaj. Qeveria shqiptare dhe ne pop punojmë që t’i kushtojmë më shumë vëmendje hekurudhës. Kemi aplikuar dhe me projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian për të përmirësuar pjesën e investimeve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në mënyrë që Hekurudha Shqiptare të rrisë volumet e saj të transportit”, tha Gjiknuri. Hapja e stacionit të përbashkët  është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.


Më të lexuarat