Secondary Adv

Palmat e autostrades do te zevendesohen me pisha, Bashkia miraton projektin

Tashmë është zyrtare; palmat e mbjella në autostradën Tiranë-Durrës do të zëvendësohen me pisha të buta mesdhetare. Projekti është miratuar gjatë mbledhjes së pasdites së sotme në këshillin bashkiak me 31 votat e mazhoranës.

 

Këshilltarët e LSI votuan kundër projektit duke u shprehur se kryeqyteti ka emergjenca shumë më të mëdha se sa dekorimi i kësaj rruge, ndërkohë që këshilltarët e PD u larguan para se të niste votimi i rendit të ditës. Nënkryetari bashkisë, Arbër Mazniku u shpreh se projekti prej 2,5 mln eurosh synon zëvendësimin e palmave të thara sipas tij për shkak të kushteve të pazakonta të motit dimrin e shkuar, me pisha të buta bqë i përshtaten më tepër kushteve klimaterike të vendit tonë.


Më të lexuarat