Secondary Adv

Projekti i ri ne Ballkan, hekurudha qe do te lidhe Shqiperine, Maqedonine dhe Bullgarine

Ministrat e Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor po studiojnë ndërtimin e një hekurudhe të re që lidh Shkupin me Sofjen dhe Tiranën.

 

Për këtë arsye, në ditët e ardhshme pritet një takim me përfaqësues të bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve për të diskutuar mbi fonde të mundshme për të investuar së bashku në atë që quhet Korridori i 8-të pan-europian. Ky projekt i ri do të lidhë Maqedoninë me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, e gjithë kjo do të forcojë mundësitë e përbashkëta nëpërmjet rritjes së fluksit të udhëtarëve dhe mallrave. Kujtojmë se ky korridor duhet të lidhë portet e Barit dhe Brindisit në Puglia me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Nga porti shqiptar i Durrësit, korridori do të shkojë drejt Tiranës, Shkupit, Sofjes, në portet e Burgas dhe Varna në Detin e Zi. Scan


Më të lexuarat