Secondary Adv

Ahmetaj: Vitin tjeter rritja ekonomike 4,2 per qind, jane 36 mije vende te liria pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në konferencën “Politikat në mjediset e punës”. Ministri u shpreh se zhvillimet pozitive dhe rritja ekonomike nuk janë thjesht statistika, por reale. Sipas ministrit në 4 vite janë hapur 260 mijë vende pune, ndërsa në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune, por duhet kualifikimi i duhur.

 

“Të gjitha statistikat pozitive në Shqipëri është bërë e modës të debatohen, por ekonomia është reflektim për zhvillimet. Zhvillimet pozitive nuk janë thjesht statistika, por reale. Raportet janë reale dhe nuk janë numra. 4 vitet e fundit shifrat e punësimit janë inkurajuese. 260 mijë vende pune në 4 vite. Rritja e punësimit është rritur në 61 %. Vendet e punës janë të reja dhe të formalizuara. Kemi marrë angazhimin që papunësia të zbresë në nivel 1 shifror që nuk është pak. Sfida që kemi është së pari kualiteti dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Janë 36 mijë vende të liria pune për 10 mujorin e vitit 2017. Sipërmarrja kërkon kualifikimin e duhur. Beteja me papunësinë është prioritet i qeverisë”- tha Ahmetaj.

 

Ndër të tjera, ministri u shpreh se nuk do ketë kosto shtesë për biznesin e vogël dhe rritja ekonomike vitin e ardhshëm do jetë 4,2%. “Aksioni kundër informalitetit vazhdon dhe nuk ka kosto shtesë për bizneset e vogla. Bizneset kanë të drejtë vetëkorrigjimi. Politikat fiskale kanë rritur investimet. Në programin tonë të zhvillimit jemi fokusuar tek industrializimi i lehtë. Vitin që vjen rritja ekonomike do jetë 4,2 %”- tha Ahmetaj.


Më të lexuarat