Secondary Adv

Raporti i BEI per bankat, potenciali i tregut ne rritje per here te pare ne 4 vite

Banka Europiane e Investimeve ka publikuar anketën e huadhënies së bankave për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti për vendet e rajonit, pra ato të Europës qendrore dhe juglindore, mes të cilave edhe Shqipëria.


Në profilin e Shqipërisë theksohet që në fillim se Shqipëria shihet si një treg me një potencial mesatar dhe se ka një pozicionim të kënaqshëm në treg, paçka se me marzhe fitimi më të ulëta. Sa i përket potencialit që ofron tregu bankar në vendin tonë, raporti thotë se për herë të parë që prej vitit 2013 vihet re një përmirësim në këtë drejtim. Anketa tregon se 71% e grupeve bankare mëmë të pranishme edhe në vendin tonë me degët e tyre e vlerësojnë potencialin në  Shqipëri si mesatar, dhe vetëm 29% si të ulët, nga 57% që ishte më parë. Ndërkohë, 14% e vlerësojnë me një potencial optimal.


Sa i përket kërkesës për kredi ndërkohë, Banka Europiane e Investimeve vlerëson ecurinë pozitive gjatë 2017-ës dhe nënvizon faktin se, kjo ecuri do të vijojë edhe përgjatë 6 muajve në vijim, për shkak të kërkesës së fortë të brendshme dhe projekteve madhore në infrastrukturë, e në veçanti gazsjellësit, që mund të nxisin edhe më tej kërkesën për financim. Sa i përket krahut të ofertës nga bankat për hua, në raport thuhet se, vetë bankat projektojnë që të lehtësojnë më shumë kushtet e huadhënies në 6 muajt e ardhshëm. /SCAN


Me te lexuarat