Secondary Adv

Kompania Prestigjoze Sheraton iken nga Shqiperia

Një nga markat dhe kompanitë më prestigjoze në fushën e hotelerisë në botë, pritet që të braktisë Shqipërisë.

 

Hoteli i investuar, nga “Kharafi Group”, që mban emrin “Sheraton Tirana”, nuk do të jetë më i tillë. Pronarët do të mbeten të njëjtë, hoteli do të jetë po aty, me një emër tjetër, por do të largohet Sheraton, një nga markat dhe patentat më prestigjoze botërore. Ndërkohë  Kryeministri ynë flet për investime në turizëm, për turizmin elitar, për investitorët e huaj, Sheraton-i “fluturon” nga Shqipëria, duke hequr emrin nga një investim, që përtej biznesit është një emër që jep siguri dhe tregon standardet për shumë biznesmenë dhe investitorë në botë. Largimi i markes  Sheraton nga Shqipëria është një lajm i keq për imazhin e vendit tonë.


Më të lexuarat