Secondary Adv

Rehabilitimi i qendres se Patosit, IKMT prish 35 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në qytetin e Patosit. Operacioni i nisur nga IKMT është në kuadrin e projektit “Rikualifikim i Shëtitores “Republika”, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.


Në këtë aksion IKMT ka planifikuar të prishë 35 objekte nga të cilat 30 një katëshe dhe 5 dy katëshe, me funksione të ndryshme. Sipas Vendimit të Këshillit të  Ministrave, këto objekte shpronësohen për realizimin e këtij projekti publik. Aksioni i filluar herët në mëngjesin e sotëm vazhdon pa incidente. Ndërkohë që IKMT ka nisur prishjen e disa ndërtimeve edhe në qytetin e Korçës. Punimet për këtë projekt kanë nisur në vitin 2016. Deri më tani janë kryer 45% e projektit, i cili ka një vlerës totale prej, 96.285.666 lekë me TVSH. Projekti po ndiqet dhe zhvillohet nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit.


Lidhur me projektin në fjalë, qeveria vendosi më 8 Shtator të këtij viti, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave,  shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i shëtitores “Republika””, Patos. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Patos.


Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 49 212 840.64 (dyzet e nëntë milionë e dyqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet pikë gjashtëdhjetë e katër) lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 49 212 840.64 lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Më të lexuarat