Secondary Adv

Tirana me qender te re emergjencash mjekesore

Tirana ka tanimë një qendër të re për emergjencat mjekësore e ngritur nga fondacioni zviceran për inovacion çka do të mundësojë një komunikim më të shpejtë me spiatalet dhe klinikat shëndetësore.


Kryetari i bashkisë Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e kësaj qendre e cila do të ketë në dispozicion një autoambulancë që do të shërbej 24 orë në 7 ditë të javës . Duke i konsideruar si heronj të gjithë ata që vijnë në ndihmë në situata emergjente, Veliaj kërkoi më shumë respekt për ta. “Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në kombin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikësit, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet. Shpeshherë lejojmë që raste individuale, të veçuara, të karakterizojnë një trup të tërë njerëzish të përkushtuar. Mbaj mend episodin e fundit kur ra zjarr në Bibliotekën Kombëtare, unë kisha parë njerëz që të sakrifikonin për njerëz të tjerë, por që njerëz që të sakrifikonin për libra ishte e paprecedentë. Aty kuptojmë në fakt që Shqipëria është e mbushur me heronjtë e heshtur”, tha Veliaj.


Kryetari i bashkisë premtoi se do të ketë shpërblim për të gjithë punonjësit e bashkisë këtë fundvit.
“Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruktura”, deklaroi Veliaj. Një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës”, u shpreh më tej ai. Ambasada e Zvicrës ka vënë në dispozicion për këtë qendër të re menaxhimi të emergjencave mjekësore në Tiranë, 43 mijë euro.


Më të lexuarat