Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja me noteret, e-Albania, nga sot me pak dokumente para notereve

Është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëpunimit nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe presidentja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj.


Kështu, duke nisur nga dita e sotme, noterët do të mund t’ju vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit për të përfituar në kohë reale certifikata, si dhe një sërë dokumentesh të tjera. Sipas Karçanaj, qytetarët do të çlirohen nga detyrimi për të paraqitur një certifikatë personale apo familjare kur paraqiten te noteri. Tashmë noterët do të mund të verifikojnë të dhënat e qytetarëve nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në kuadër të kësaj marrëveshje, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të organizojë trajnime për noterët, në mënyrë që të ndihmojnë qytetarët për aplikime në shërbime të ndryshme elektronike të ofruara përmes portalit e-Albania | SCAN.


Më të lexuarat