Secondary Adv

FMN kritika Shqiperise: Kujdes me nivelin e borxhit dhe me PPP

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptarë t ë bëj kujdes me dhënien e konçesioneve Partneritet Publik-Privat, nivelin e borxhit publik si dhe të realizohen reforma strukturore të cilat do të përmirësonin klimën e të bërit biznes.

 

Në artikullin e 4 për Shqipërinë të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar theksohet se është mjaft e rëndësishme të ketë zbatim të reformave institucionale për të përmirësuar klimën e të bërit biznes si dhe të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit.  Ekonomia shqiptare po haset  me një sërë vështirësish. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konstatuar një sërë problemesh dhe rreziqesh për të cilat ka kërkuar nga qeveria  t'i kushtojë vëmendje të veçantë.

 

Në raportin e artikullit  4 të Fondit Monetar pavarësisht se vlerësohet rritja ekonomike shihet me shqetësim dhënia e kontratave Partneritet Privat-Publik dhe niveli i borxhit publik. Ekspertët e FMN-i kërkojnë ministrisë së Financave që të shfrytëzojnë sa më mirë hapësirat ligjore për monitorimin e kontratave PPP . Stafi rekomandon vendosjen e një  limiti për kontratat në mënyrë që të jenë më të qarta rreziqet që ato sjellin për buxhetin. Në raport theksohet se autoritetet duhet të sigurojnë zbatimin e duhur të kornizës për partneritetet publike-private në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

FMN ka ripërsëritur kërkesën për konsolidimin fiskal dhe për ulje të borxhit publik. Ndërsa theksohet se duhet të vijojë lufta kundër korrupsionit të avancohet me reformat në  drejtësi  dhe në të drejtat e pronësisë . Në raport theksohet se me shumë rëndësi është edhe përmirësimi i klimës së biznesit. FMN i kërkon qeverisë që të vijoj luftën ndaj informalitetit  për të thithur më shumë investime. Gjithashtu kërkohet që të krijohen politika të reja për të rritur punësimin e të rinjve.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon gjithashtu që të forcohet mbikëqyrja e sistemit bankar në vend.Ndërsa sugjerohet që për të zbutur rreziqet ndaj stabilitetit bankar, kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të  përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit.
Në lidhje me nivelin e taksave FMN thotë se, qeveria ka nevojë të mbledhë më shumë të ardhura, por duhet të mos ulë taksat si dhe  të mos aplikojë një taksim preferencial.

 

Pavarësisht se institucionet ndërkombëatre financiare kanë kërkuar kujdes me projektet  PPP
Qeveria ka parashikuar 8 kontrata të  të reja të karakterit Partneritet Publik- Privat për vitin 2018.Në buxhetin për vitin e ardhshëm infrastruktura mban peshën kryesore për të cilën parashikohen 6 projekte që kapin një vlerë prej 140.6 miliard lekësh. Më pas renditet shëndetësia me 9.5 miliard lekë dhe ndërtimi i shkollave parauniversitare në Tiranë .


Më të lexuarat