Secondary Adv

Autoriteti i Konkurences kunder rritjes se cmimit te ujit ne Tirane

Autoriteti i Konkurencës kundërshton rritjen e çmimit të ujit për banorët e bizneset në Tiranë pasi vlerëson se tarifat janë të pabazuara në analiza korrekte.

 

Përmes një vendimi marrë në fund të muajit dhjetor Konkurenca ka konstatuar se nuk ka një strukturë të kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”.

 

Autoriteti ka vendosur t’i drejtohet Entit Rregullator të Ujit, duke i rekomanduar të rishikojë vendimin për rritjen prej 44% të çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Ndërkohë këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, fton kryebashkiakun Veliaj të reflektojë mbi këtë vlerësim të Autoritetit dhe të tërhiqet nga ky akt i papergjegjshem dhe i paperligjur.

 

Dy muaj më parë Këshilli i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. Nga 45 lekë për metër kub, çmimi u vendos 65 lekë për metër kub për familjarët, 44% rritje. Me vetëm 31 vota të socialistëve nga 61, këshilli autorizoi bashkinë t’i kërkonte Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit.


Më të lexuarat