Secondary Adv

ARRSH pergatit tenderin per rrugen nga Skrapari ne Korce

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit studimin për vlerësimin mjedisor për një aks të ri Skrapar-Korçë.

 

Kostoja e preventivuar për dy lotet e kësaj rruge vlerësohet të jetë rreth 34 milionë euro, por financimi ende nuk është siguruar. Për momentin është përfunduar studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi mjedisor dhe pas sigurimit të parave do të vijohet me fazat e tjera. Të ndara më vete plani llogarit dy lote ku do të ndërhyhet tërësisht. I pari është loti Zhepë- Zerec – Moglicë me gjatësi rreth 20.1 km dhe loti i dytë Strelcë- Lozhan i ri – Maliq me gjatësi 18.9 km. Në total rruga pritet që të ketë një gjatësi 103 kilometra, ku përfshihen edhe lote të tjera, që janë pjesërisht të plotësuara nga kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralin e Moglicës dhe në një pjesë tjetër nga akse ekzistuese të ARRSH.


Segmenti Çorovodë – Qafa e Devries – Zhepë me gjatësi rreth 37.3 km është pjesë e përbashkët e akseve rrugore Skrapar – Gramsh dhe Skrapar – Korçë. Segmenti Moglicë – Diga e Moglicës mbi Lumin Devoll me gjatësi prej reth 7.6 km është e rikonstruktuar kohët e fundit nga Kompania Norvegjeze STATKRAFT, ndëërsa segmenti Diga e Moglicës – lidhja me aksin nacional Gramsh – Korçë në afërsit të fshatit Strelcë është aktualisht në fazën ndërtimi nga STATKRAFT dhe pritet te përfundojë në vitin 2018. Rruga del në qytetin e Maliqit. Segmenti Maliq – Korçë me gjatësi prej 12.6 km është aks i kompletuar i ndërtuar në vitet e fundit me investim të ARRSH. |Shqiptarja


Me te lexuarat