Secondary Adv

Si te besh biznes ne Shqiperi? Agjencia Ice me mision ne Tirane

Agjensia ‘Ice’ në bashkëpunim me Konfindustrinë, ABI, Konferencën e Rajonit dhe Provincave Autonome, si dhe Unionin e Dhomave organizon një mision biznesi me giudë politike në Shqipëri më 18 dhe 19 shkurt, shkruan gazeta italiane ‘Il Sole 24 ore’.

 

Misioni ‘Ice’ promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Misioni, i cili do drejtohet nga zv/sekretari i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto, paraqet një mundësi të rëndësishme ‘për të thelluar mundësitë komerciale dhe të investimit për bizneset italiane në një vend ku Italia luan një rol primar në termat e raporteve komerciale dhe të investimeve. Tashmë ka shumë shtetas italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri duke qenë se vendi ofron mundësi interesante për bizneset italiane.

 

Afërsia gjeografike dhe kulturore, përhapja e madhe e gjuhës italiane, pozicioni gjeo-strategjik i relievit në qendër të Mesdheut dhe afër tregjeve të BE-së dhe Ballkanit, “janë disa nga anvantazhet konkuruese në Shqipëri” thuhet në njoftimin e agjensisë.

Këto avantazhe, së bashku me disponueshmërinë e fuqisë punëtore – madje të kualifikuar – me kosto jashtëzakonisht konkurruese, si dhe një taksë të favorshme për kompanitë përbëjnë një kuadër pozitiv të Shqipërisë me një stabilitet politik, një proces reformash tashmë të nisur me sukses dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare të përfshira në Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2017-2019, një popullsi e re, statusin e vendit kandidat për hyrjen në BE që nga qershori i vitit 2014 dhe ndoshta hapjen e negociatave për anëtraësim në familjen europiane brenda 2018.

Sektorë kyçë për investitorët italianë në Shqipëri janë: energjia, teknologjia dhe ambienti, agro-industria, infrastruktura dhe të tjera.

 


Më të lexuarat