Secondary Adv

Klima e biznesit, ne 2017 u regjistruan mbi 19 mije sipermarrje

Tashmë në çdo tryezë zyrtare apo sipërmarrjeje temë kryesore është krijimi i një klime të favorshme për biznesin. Por nisur nga statistikat zyrtare gjatë vitit 2017 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 19 041  biznese.

 

Këto shifra  i ka publikuar vetë Ministri i Financave, sipas të  cilit,  këto janë të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Po sipas këtyre statistikave, referuar pronësisë së këtyre bizneseve, rezulton se nga këto biznese të reja të hapura  rreth 17 444 biznese janë shqiptare,  11 292 janë biznese të huaja, 298 biznese janë më pronësi të përbashkët shqiptaro-e huaj dhe 7 biznese  shtetërore.


Edhe pse numri i bizneseve që hapen është i lartë, nuk mbeten mbrapa edhe kërkesat e shumta për mbyllje të aktiviteteve. Po sipas statistikave të vetë QKB,  gjatë gjithë vitit të kaluar numri i bizneseve të çregjistruara  është 5 139. Aksioni ndaj informalitetit ka dhënë një efekt në këtë proces, ku shumë biznese të cilat kishin  detyrime  të papaguara nga administratës tatimore , kanë bërë kërkesë për t’i mbyllur, ndërkohë që  nuk përjashtohet mundësia të jenë hapur nën emra të tjerë.


Ndërkohë për lehtësim të procedurave për biznesin dy viteve më parë Qendra Kombëtare e Biznesit nisi ofrimin e shërbimeve në mënyrë të përmbledhur, duke reduktuar burokracinë dhe kostot e biznesit dhe jo të ndara siç janë ofruar QKR dhe QKL. Biznesi, tashmë  ka një qendër të vetme, të dedikuar për regjistrimin, si dhe lejet dhe licencat. |SCAN


Më të lexuarat