Secondary Adv

Nis ne qershor ndertimi i aeroportit te Vlores. Fotot e projektit

Kryeministri Edi Rama njoftoi dy ditë më parë se në qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi tre kompani të njohura turke kishin dorëzuar kërkesën për ndërtimin e kësaj vepre. 

 

Ndëkohësisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se është oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. 

 

Dy ditë më pas është ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri i cili publikon në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës. Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”.

Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi”, thuhet në postimin e Gjiknurit.

 

Aeroporti i Vlorës do ndërtohet në zonën e Akërnisë, në periferi të Vlorës, ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti. Tre kompanitë turke të interesuara kanë ndërtuar aeroportin e tre të Stambollit, i cili është ndër më të mëdhenjtë në botë ku lëvizin rreth 150 milionë pasagjerë në vit. |Shqiptarja

 


Më të lexuarat