Secondary Adv

Bashkia nderton ujesjelles te ri ne tre lagje te kryeqytetit

Një nga shërbimet jetike për qytetin, përveç furnizimit me ujë të pijshëm është edhe shërbimi i shkarkimit të ujërave të ndotura.

 

Bashkia e Tiranës përmes specialistëve të UKT ka përfunduar me sukses sistemimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Robert Shvarc”, pranë shkollës “At Zef Pllumi”, për një shërbim sa më cilësor për banorët. Gjithashtu,  është mundësuar një rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit. Ky investim do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale. Ndërtimi i një lidhjeje të re me rrjetin e ujësjellësit është i rëndësishëm për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë banorët e zonës. Ndërkohë, në rrugën “Ali Visha” , Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një tjetër linjë të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. | Shqiptarja


Më të lexuarat