Secondary Adv

Bashkia e Tiranes tender 249.9 mln leke per rehabilitimin e Unazes se Mesme

Bashkia e Tiranës ka hapur ditën e hënë procedurat e tenderimit për rehabilitimin e Unazës së Mesme. Fondi limit i parashikuar për realizimin e këtij projekti kap vlerën e 249. 9 milionë lekëve.

 

Përmes këtij investimi madhor pritet të kryhen ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit, të cilat përfshijnë:

 1.Kryqëzimin e Rrugës Myslym Shyri me Unazën e Mesme

2.Kryqëzimin e Rrugës ”Jordan Misja” me Rrugën ”Asim Vokshi

3.Kryqëzimin e Rrugës ”Siri Kodra” me Rrugën ”Ferit Xhajko

4.Kryqezimin e Rrugës ”5 Maji” me Rrugën ”Ferit Xhajko

5.Kryqëzimin e Rrugës ”Bardhyl” me Rrugën ”Kongresi i Manastirit

6.Kryqëzimin e Rrugës ”Arkitekt Kasemi” me Bulevardin ”Zhan D’Ark

7.Bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe Bulevardi ”Gjergj Fishta

8.Kryqëzimin e Rrugës ”Reshit Petrela” me Bulevardin ”Zogu i Parë

 

Ndër të tjera, punimet e këtij projekti (i cili prek dhe Njësitë Administrative të tjera 2, 4, 5, 7, 8, 9, 10) parashikojnë asfaltimin, riasfaltimin si dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse në të gjitha zonat e përmendura më lart.

Operatorët ekonomikë do të kenë mundësi që të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 9 mars 2018. Ndërsa sa i takon kohëzgjatjes së kontratës, është përcaktuar një afat kohor prej 360 ditë kalendarike duke filluar që nga nënshkrimi i saj. |SCAN


Më të lexuarat