Secondary Adv

Emergjencat civile: Akset kombetare te kalueshme, te bllokuara Theth, Ostren dhe Trebishte

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe borës akset rrugore në gjithë vendin janë të kalueshme.

 

Shërbimi i Emergjencave Civile bën të ditur se Shkodra, Kukësi, Peshkopia dhe Korça nuk kanë problematika. Në Korçë të gjitha akset janë të kalueshme ndërsa për aksin Korçë-Dardhë duhen zinxhirë. Aktualisht raportohen të bllokuara vetëm Tethi, Ostreni dhe Trebishta. Shirat do të vijojnë dhe këtë të martë sipas parashikimit të motiti, ku kthjellime të shkurtra do të ketë në zonën juglindore/Top Channel


Më të lexuarat