Secondary Adv

TAP avancon ne Shqiperi, shtrohen mbi 80 per qind e tubacioneve, fillojne testimet

Konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik njoftoi së fundmi se, mbi 80% e tubacioneve në Shqipëri dhe Greqi tashmë janë shtruar. Bëhet fjalë për 615 kilometra tubacione nga 765 që është i gjithë rrugëtimi i gazsjellësit.

 

Këto tubacione janë bashkuar të gjitha, çka do të thotë se, puna më e madhe tashmë është bërë. “Tubacionet e TAP janë ngjitur nën tokë dhe tashmë janë subjekt i testimeve automatike në mënyrë që të garantohet siguria kombëtare dhe standardet ndërkombëtare”, shkruan TAP. Greqia dhe Shqipëria përbëjnë pjesën dërrmuese të projektit të gazsjellësit që duke u bashkuar me atë Trans Anatollian formon atë që njihet si korridori jugor i gazit dhe që është një projekt me mjaft rëndësi për Bashkimin Europian, duke qenë se ofron një burim alternativ për gazin rus. Pas përfundimit të punimeve në Shqipëri dhe Greqi, faza e radhës i takon shtrimit të tubacioneve në shtratin e detit Adriatik. Gazsjellësi pritet të përfundojë brenda 2020 dhe të transportojë gazin e parë po në këtë vit. |Scan


Më të lexuarat