Secondary Adv

Dy centralet e pare fotovoltaike marrin miratimin e MIE

Dy projektet e para për centrale fotovoltaikë kanë marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë subjektet kanë “trokitur” pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me licencë prodhimi.

 

Nga dhjetra e dhjetra projekte të dorëzuara gjatë vitit 2017 në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë tashmë e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm dy kanë kaluar provën. Enti Rregullator i Energjisë tashmë në mbedhjen e fundit të Bordit të Komisionerëve ka hapur dritën e gjelbër për shqyrtimin e aplikimit e cila do të vijohet nga drejtoria përgjegjëse.


Dy subjektet që do investojnë në centrale
Subjekti parë që ka aplikuar për licencë prodhimi në ERE është AGE Sunpower. Centrali i këtij subjekti është i pozicionuar në Sheq Marinas në Fier por fuqia e insaluar është 1998 KW. Vendimi për miatimin e projektit dhe koordinatave është marrë nga MIE në shtator të vitit të kaluar. Seman Sunpower sh.p.k është subjekti i dytë që ka aplikuar për t’u licencuar në prodhim energjie. Ky i fundit ka vendosur të instalojë një impiant me fuqi të instaluar 2000 KW po në zonën Sheq Marinas të e Fierit. Kompania ka arritur që në 28 dhjetor të marrë miratimin për ndikimin në mjedis, raporti paraprak ndërkohë që në të njëjtën ditë është dhënë edhe miratimi nga Ministria.


Dosjet e tjera që flenë në institucione
Viti i kaluar pati një “boom” të kërkesave për impiante fotovoltaikë deri në 2 MW të cilët nuk konsiderohen si koncesione dhe për këtë arsye mund të miratohen vetëm me firmën e Ministrit përgjegjës për Energjinë. Ky interes erdhi si efekt i miratimit të kuadrit të nevojshëm ligjor. Por bizneset që kanë aplikuar pranë MIE shprehen se dosjet e tyre të aplikimit kanë mbetur pa përgjigje dhe procedurat janë relativisht të gjata. Të njëjët biznese pohojnë se kostoja e hartimit të një projekti, ekspertiza e kërkuar nga palët e treta janë relativisht të “kripura” dhe si të tilla duhet që të kenë edhe një përgjigje nga autoritetet qoftë për pranim apo refuzim të aplikimit sipas rastit. | Monitor


Më të lexuarat