Secondary Adv

Transparency International 2017: Shqiperia, Bosnja dhe Maqedonia, tre vendet me te korruptuara ne Ev

Shqipëria së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë janë tre vendet më të korruptuara në Evropë, sipas raportit të sapo botuar të Transparency International, organizatës më të rëndësishme kundër korrupsionit në botë.



Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2017 e ka renditur Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vendin e 91-të në botë, ndërsa Maqedoninë në vendin e 107-të. Shqipëria ka rënë me tetë vende në krahasim me vitin 2016, kur gjendej në vendin e 83-të. Kosova është renditur në vendin e 85-të dhe ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kur ajo renditej më dobët se Shqipëria, në vend të 95-të. Në një shkallë nga 0-100 pikë — ku zero do të thotë korrupsion zero—Shqipëria është vlerësuar me 39, ndërsa mesatarja e përgjithshme botërore është 43 pikë.

 

Ndërkohë mesatarja e vendeve Europiane është 66 pikë, që tregon një diferencë të madhe të Shqipërisë me vendet europiane. Raporti thekson se gjatë vitit 2017, autoritarizmi u përhap në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, duke penguar përpjekjet kundër korrupsionit dhe duke kërcënuar liritë civile. Pothuaj në të gjithë rajonin, organizatat joqeveritare dhe mediat e pavarura përjetuan sfida për të monitoruar dhe kritikuar qeveritë. Vendet ku pothuajse nuk ekziston korrupsioni janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Sudani i Jugut dhe Somalia.


Më të lexuarat