Secondary Adv

Rriten kerkesat per koncensione ne HEC-e dhe fabrika

Ministria e Energjisë dhe Industrisë për të nxitur e mbështetur investimet dhe bizneseve prodhuese në fushat e energjisë dhe industrisë vijon punën për dhënien e lejeve të zhvillimit për objekte të ndryshme.


Burime zyrtare të MEI-t bëjnë të ditur se ndër projektet që kanë paraqitur investitorë të ndryshëm janë miratuar deri në muajin shtator ustrisë, dhe përcjellë për dhënie leje zhvillimore për objekte në fushat e energjisë dhe industriale.Ndër to janë miratimi i lejes zhvillimore komplekse për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike 110 kV, Ersekë-Përmet, pjesë e ndërtimit të Unazës së Jugut dhe ajo për ndërtimin e pjesës së mbetur të projektit Unaza e Jugut 110 kV.MEI ka miratuar edhe një lejë për ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaik nga shoqëria “Ujësjellës-kanalizime Korçë” me fuqi të instaluar 1MW.Komisioni i shqyrtimit të kërkesave ka miratuar disa leje ndërtimore për projekte, ndër të cilat parku Eolik në Synej-Kavajë, ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Ferrokromit në Elbasan, i pasurimit të ferrokromit në Ternovë-Bulqizë dhe ndërtimi i impiantit të pasurimit të Rërave Bituminoze në Patos-Marinës.Në sektorin e HEC-eve me konçension pas shqyrtimit të kërkesave, gjithashtu janë miratuar 6 kontrata konçesionare.


Më të lexuarat