Secondary Adv

Biznesi i vogel paralajmeron Ramen: Protesta nese nuk terhiqet nga vendimi per TVSH

Share on Google+

Albert Nasto, Kryetar i Shoqatës të Biznesit të vogël i ftuar në “Ekopolitikë”  nga Aurora Sulçe, paralajmëron protesta nëse qeveria nuk tërhiqet nga përfshirja në TVSH e biznesit të vogël.

 

 

Nasto: Ne i kemi dërguar një letër kryeministrit para dy ditësh që të anulojë vendimin. Të përmirësojë klimën e biznesit. Biznesi i vogël të kontrollohet një herë në vit. Si dhe rimbursimin e kasave. Për pikën e parë ka 15 ditë afat. Nëse nuk e anulon dhe ta lërë 50 milionë lekë, ne do të fillojmë protestat. I themi biznesit të bëhemi gati për protesta, ndoshta më të fortat në 27 vite.

 

Letra zyrtare dërguar qeverisë parashikon 4 kërkesa:

1. Të anullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili vendosi të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset me xhiro vjetore 2 milionë lekë.

2. Përmirësim urgjent i klimës ‘armiqësore’ ndërmjet biznesit dhe shtetit.

3. Biznesi i vogël dhe i mesëm të kontrollohet 1 herë në vit ose në 3 vjet.

4.Rimbursim i kasave fiskale për të gjithë biznesin, i cili nuk ka përfituar nga ligji i parë për rimbursim.

Për realizimin e pikës së parë i lihet afat qeverisë 15 ditë. Mosrealizimi brenda afatit i pikës NR.1 do të shënojë fillimin e protestave në gjithë vendin deri në realizimin e kësaj pike”, theksohet në letrën e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Në letrën dërguar kryeministrit, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm jep edhe argumentat, mbi bazën e të cilave kundërshton përfshirjen në skemën e TVSH-së. “Në vitin 2015 u mbyllën 26 mijë biznese. Në vitin 2016 u mbyllën 23 mijë biznese. Në vitin 2017 u mbyllën 14 mijë biznese. Në tre vjet 63 mijë biznese”, theksohet në letrën zyrtare.

Shoqata vlerëson si shkaqe të mbylljes së bizneseve nivelin e lartë të taksave, më të lartat në rajon dhe Europë; cmimin e lartë të energjisë dhe karburanteve; rënien e fuqisë blerëse; rritjen e korrupsionit; kontrollet e shpeshta dhe selektive; klima e rendit dhe sigurisë, sjellja “armiqësore” e shtetit me biznesin; gjobat e shpeshta dhe të pa përballueshme nga biznesi; ndryshimet e shpeshta të ligjeve dhe rregulloreve për biznesin.

“Jemi kundër pasi rrit shpenzimet e biznesit të vogël dhe të mesëm. Rrit cmimin e produkteve që tregetohen nga kjo kategori biznesi. Favorizon monopolet dhe ul konkurrencën e biznesit në krahasim me bizneset e vendeve të rajonit. Kjo skemë e vendosur nga qeveria shqiptare është kritikuar nga FMN dhe BB dhe nuk zbatohet në 26 vendet e Bashkimit Europian”, thekson Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Sipas parashikimeve të saj, nëse përfshihen në TVSH, brenda vitit 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese. /Oranews


Më të lexuarat