Secondary Adv

13 taksa mund te paguhen online! Tatimet: Sherbimi, ne cdo kohe dhe pa kosto

Brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

 

Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa:

 

1-Pagesa e TVSH-së së biznesit

2-Tatimi i fitimit të biznesit

3-Tatimi i lojrave të fatit të biznesit

4-Tatimi mbi të ardhurat personale

5-Renta minerare e subjektit

6-Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin

7-Taksat Kombëtare

8-Tarifat Kombëtare

9-Tatimi i mbajtur në burim

10-Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi

11-Detyrimet globale

12-Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi

13-Tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël/ SCAN


Më të lexuarat