Secondary Adv

Krijohet fondi 250 mln leke per rritjen e punesimit ne industrine fasone

 

Pas paketës së masave që mbështesin industrinë fasone, në Shqipëri, qeveria përmes vendimit të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme vendosi krijimin e fondit 250 milion lekë, në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve.


Këshilli i Ministrave vendosi dje institucionalizimin e krijimit të fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve.
Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 250 milionë lekë ka bërë të ditur Zv. ministrja Gentjana Sula, e cila argumentoj se fasonët do të kenë mundësi të punësojnë njerëz të rinj që do t’i kualifikojnë me kosto zero.“Është një lajm i mirë edhe për nxënësit e mësuesit e katër shkollave të mesme profesionale me profil konfeksione, që do të jenë përfituese të investimeve në baza prodhuese këtë vit. Si dhe për kursantët e qendrës së formimit profesional numër 4, e cila do të pajiset me një bazë moderne prodhuese të plotë.”- tha Sula.Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare ka bërë të ditur më tejë zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula.


Më të lexuarat