Secondary Adv

Krahasimi i buxheteve, Qeveria shqiptare ndan me pak fonde per te varferit se mesatarja e BE

Shtresat e brishta të Shqipërisë,  pensionistët,  të varfërit, të papunët dhe invalidët kanë mbështetje të ulët me fonde publike si peshë nga buxheti, në raport me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, edhe pse varfëria është me e thellë dhe përfshinë një numër të madh njerëzish në raport me popullsinë.

 

Në vitin 2016 Shqipëria akordoi 34 për qind të shpenzimeve totale buxhetore për mbrojtjen  sociale, ku përfshihen kryesisht  pensionet, ndihma ekonomike etj., ndërsa në njëjtin vit në shtetet e BE shpenzimet në këtë zë ishin 41.1 % të totalit. Shtete e Bashkimit Europian janë shtete sociale, të orientuar drejt mbrojtjes së shtetaseve, veçanërisht të grupeve vulnerabil.  Eurostat shpjegon se ky funksion përbëhet nga këto zëra: sëmundjet dhe paaftësitë; shpenzimet për moshën e tretë; shpenzimet për familjet dhe fëmijët; shpenzimet për papunësinë; etj.

 

Krahasuar me funksionet e tjera të shpenzimeve qeveritare, për sa i përket “Mbrojtjes Sociale” kemi diferencën më të madhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa shpenzon më pak për shtresat e varfëra, qeveria shqiptare është dhe më pak eficiente në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e saj. Në vend të dytë për sa i përket peshës ndaj totali të shpenzimeve qeveritare janë “Shërbimet e Përgjithshme Publike”. Ky funksionin zë 21% të totalit të shpenzimeve në Shqipëri dhe 12.9% të totalit të shpenzimeve të përgjithshme në Bashkimin Europian. E ndërsa ne shpenzojmë më shumë burime në krahasim me BE-në për ‘Shpenzime të përgjithshme publike”; Strehim dhe komoditete e komunitetit”; “Rend dhe Siguri Publike” dhe “Arsim”, Bashkimi Europian shpenzon për “Mbrojtje Sociale”, “Shëndetësi” dhe “Çështje Ekonomike”. / Monitor 

 


Më të lexuarat