Secondary Adv

Papunesia bie serish, arrin ne 13.4 perqind ne fund te vitit 2017, niveli me i ulet i pas viteve 90

Norma e papunësisë ka shënuar sërish rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Në tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,4%.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë si për meshkujt dhe për femrat ka rënë me 0,8 pikë përqindje. Edhe në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia ka rënë me 0.2 pikë përqindje. Ky është niveli më i ulët rekord i papunësisë, që është regjistruar pas viteve 1990. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 13,7% dhe për femrat është 12,9%. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,8 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

 

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 24,6%. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindje.

 

Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 10,5%. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rritje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje.


Më të lexuarat