Secondary Adv

Autostrada Thumane-Kashar – Projekti, gjurma me 14 fshatra ku do te kaloje rruga e re

Autostrada Thumanë-Kashar do të kalojë në 14 fshatra në Bashkinë e Tiranës, Vorës dhe Krujës.

Sipas studimit të fizibilitetit, të porositur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjurma fillon nga Thumana, ku lidhet me aksin rrugor me 4 kalime, pjesë e korridorit Veri-Jug dhe Durrës-Morinë. Qëllimi është lidhja me rrugën Tiranë–Durrës, duke kaluar kryesisht nëpër toka bujqësore, në perëndim të rrugës ekzistuese që lidh Thumanën me Fushë-Krujën, pa e prekur atë.

 

Pas një kryqëzimi në disnivel në fshatin Arramenas, në lindje të Urës së Gjolës, rruga devijon drejt aeroportit “Nënë Tereza” duke dalë pothuaj paralel nga ana lindore e rrugës ekzistuese që lidh Vorën me Fushë Krujën, gjithmonë pa e prekur atë, dhe pas një kryqëzimi tjetër në disnivel pranë aeroportit “Nënë Tereza” lidhet me rrugën Tiranë-Durrës, rreth 1 km në perëndim të kryqëzimit të Kasharit.

 

Tashmë qeveria shqiptare i ka hapur rrugën zbatimit të projektit përmes programit “1 miliard”, duke i dhënë edhe një bonus prej 8.5 pikësh kompanisë GENER 2. Ndërkaq, sipas studimit të fizibilitetit, realizimi i kësaj rruge ka një dimension të rëndësishëm strategjik si pjese e korridorit te gjelbër Durrës–Morinë, si dhe të Korridorit Veri-Jug.

 

Qeveria Shqiptare i ka kushtuar rëndësi lidhjeve në veri dhe verilindje me Malin e Zi dhe Kosovën. Ndërkohë që, në këtë segment, trafiku i përditshëm përfshin gjithashtu edhe trafikun në drejtim të Aeroportit “Nene Tereza”. Një analizë paraprake ka treguar se në këtë segment të ri do të kalojnë fillimisht rreth 12.000-15.000 mjete në ditë./Scan 

 


Më të lexuarat