Secondary Adv

ATP: Dosjet e vitit 1996, ja pronaret qe kompensohen

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 4900 pronarë, të cilëve u është njohur e drejta për kompensim. Dosjet i përkasin vitit 1996. Lista me vlerësimin përfundimtar për subjekte është botuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

 

Lista përmban të dhëna lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentacion apo vlerësimin përkatës jepen të detajuara në regjistrin që shoqëron këtë njoftim. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me përfituesit si dhe vlerësimin financiar për çdo dosje.

 

Kompensimi financiar

Bazuar në skemën që po ndjek qeveria në zbatim të ligjit të ri për pronat, prioritet do të ketë prona truall, përkundër tokave bujqësore, që do të jepen për kompensim fizik. Pas shqyrtimit të kërkesave, kompensimi financiar bëhet vetëm për ato subjekte, vendimi i të cilëve është përfundimtar, i ekzekutueshëm ose për kërkesat që nuk janë trajtuar asnjëherë për kompensim. Të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, do të përfitojnë kompensim financiar nga fondi i kompensimit, deri në masën 50 milionë lekë.

 

Ndërkohë, pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar do të kompensohet fizikisht nga fondi i tokës. Në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar për tokën truall rezulton se pjesa e mbetur është deri në 5 për qind më e madhe se vlera 50 milionë lekë, atëherë subjekti kompensohet për të gjithë vlerën, në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar rezulton se pjesa e mbetur është më e madhe se 5 për qind mbi vlerën 50 milionë lekë, atëherë subjekti për diferencën mbi 50 milionë lekë, kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës./Ballkanweb


Më të lexuarat