Secondary Adv

Sondazhi i Keshillit Rajonal, 1 ne 3 persona ne Shqiperi punon ne te zeze

Sondazhet tregojnë se një në pesë persona të punësuar në Maqedoni është i aktivizuar në ekonominë informale dhe në Shqipëri një në tre të punësuar në sektorin jo-bujqësor punon në të zezë.

 

Këta njerëz kryesisht rekrutohen nga shtresat e varfra sociale, kanë qasje të kufizuar në sigurimet shoqërore dhe mbrojtje sociale, shpesh fitojnë më pak se të tjerët dhe nuk kontribuojnë në fondet e pensioneve. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) në një analize për tregun e punës dhe perspektivat në Rajonin e Ballkanit, i publikuar këto ditë e konsideron çështjen e punësimit një problem madhor në ekonominë e Rajonit.

 

Regional Coperation Council (RCC) thotë se  investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale janë të rëndësishme për perspektivat e punësimit.

 

Inkurajimi i investimeve nga sektori i biznesit dhe përmirësimi i produktivitetit është me rëndësi vendimtare për përmirësimin e punësimit në Rajonin. RCC sugjeron se investimet e lidhura me prodhimin dhe integrimin e rajonit në zinxhirët e vlerave globale mund të jenë veçanërisht të rëndësishme në këtë drejtim. Këshilli vëren se, politika e punësimit ka qenë tradicionalisht më tepër pasive se sa aktive në të gjithë rajonin, teksa përmirësimi i efektivitetit të tregut të punës është një e sfidave më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe social në Rajon.

 

Shkalla e emigrimit është e lartë në të gjitha ekonomitë, dhe gjatë dy dekadave të fundit thuajse një e katërta e popullsisë është larguar nga rajoni. Si rezultat, popullsia e rajonit po zvogëlohet dhe plaket. Oferta për punë është duke rënë me shpejtësi, teksa furnizimi i fuqisë punëtore të kualifikuar është i pamjaftueshëm. Cilësia e dobët e arsimit është shkaku kryesor i papunësisë së lartë të të rinjve.

 

Shumë të rinj, veçanërisht ato nga familjet e varfra qëndrojnë jashtë arsimimit ose e braktisin shumë herët. Kjo sugjeron që përmirësimi e aftësive përmes programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës është një çështje e rëndësishme e politikës. Probleme të veçanta përballen me sistemet e arsimit në nivelet e mesme dhe ato terciare. /Monitor


Më të lexuarat