Secondary Adv

Bie vrulli i ndertimeve dhe shitjeve ne tremujorin e katert 2017

Të dhënat mbi indeksin e shitjeve në sektorin e industrisë dhe shërbimeve në tremujorin e katërt, treguesi më i hershëm i ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto, japin një panoramë të dobët të rritjes së disa sektorëve kryesorë, si industria, ndërtimi, tregtia.

 

Ndërsa me rënie kanë rezultuar sektorët e transportit dhe komunikacionit. Pas një rritjeje të ndjeshme në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2017, vrulli i ndërtimeve duket se ka rënë në muajt e fundit të vitit. Të dhënat e fundit të INSTAT lidhur me indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2017, tregojnë se paraqiten si më poshtë, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në tremujorin e dytë rritja kishte qenë mbi 30% dhe në të dytin mbi 15%, duke shënuar rekordin e viteve të fundit.

Sipas INSTAT, po për ndërtimin, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Për industrinë, rritja ka qenë e dobët. Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,5 %, dhe ai i prodhimit rritje 3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecurinë më të mirë brenda industrisë e ka pasur “Energji elektrike, Gaz, Avull”, ku indeksi i shitjeve u rrit me 21,3 %, me bazë vjetore. Në “Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve”, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,6 % me bazë vjetore.

 

Shërbimet
Në aktivitetet e shërbimeve, indeksi i shitjeve në volum neto në tregti Tregti, (e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave), në tremujorin e katërt 2017, rritje 1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky aktivitet shënoi dhe rënie të të punësuarve me 2.7% dhe të forndit të pagave me 0.2%.

 

Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në aktivitetin Hotele, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më.

 

Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit,  Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më. Tremujori i katër përkon me mbylljen e kompanisë celulare Plus. Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Ky sektor ka shënuar dhe rritjen më të madhe të të punësuarve në 22,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më.


Më të lexuarat