Secondary Adv

Energjia nuk do te rritet, ne 2016 nis ndryshimi i cmimit

 

Ministri i Financave, Shkelqim Cani i ftuar në emisionin “Top Story” tha se këtë vit dhe në vitin 2015 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Por më vonë dicka do ndryshoje, sepse kosto e energjisë është më e lartë se çmimi aktual i shitjes. Heqja e fashes se mbrojtur prej 300 kilovat, do shoqerohet me kompensim per shtresat e varfera dhe keto shtesa do prekin edhe pagat.


“Sistemi i energjitik në tërësi nuk del me fitim edhe kur humbjet kalojnë vetëm humbjet teknike. Patjetër që një ditë do të ballafaqohemi edhe me çështjen e cmimit. A do të jetë çështja e cmimit në 2016, 2017, kjo do te shihet, por jo në vitin 2015″, tha Cani.


Heqja e fashes se mbrojtur prej 300 kilovat, sipas Canit, do shoqerohet me kompensim per shtresat e varfera dhe keto shtesa do prekin edhe pagat. Por nga ana tjeter Cani konfirmoi se do penalizohen deri edhe me humbjen e vendit te punes ata persona qe punojne ne administraten shteterore dhe qe nuk paguajne energjine elektrike. Per te mbeshtetur reformen ne sistemin energjitik, Cani tha se do te shtohen edhe 1 mije police.


1.6 miliardë lekë për kompensimin e energjise
Qeveria mund të përdorë edhe një pjesë të fondit rezervë për kompensimin e energjisë elektrike, nëse nuk dalin për këtë qëllim 1.6 miliardë lekë të caktuara në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, nuk e përjashtoi mundësinë që çmimi i energjisë të jetë 12.3 lekë, siç është kërkuar nga OSHEE në aplikimin e bërë pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE). “Qeveria ka parashikuar në buxhet një shumë që i përputh kërkesat sipas përllogaritjeve paraprake.


Ne kemi 1.6 miliardë lekë për kompensimin, por kemi edhe 5.5 miliardë lekë rezervë, prandaj nuk na shqetëson kjo çështje (tarifa e re që do të vendosë ERE). Ne duam që kjo reformë të realizohet, sepse është një reformë që nuk guxoi asnjë qeveri ta ndërmarrë më parë. Duke e marrë të mirëqenë çmimin 12.3 lekë, llogarisim se kjo shifër e kompensimit mund të shkojë 3 miliardë lekë. Por fitorja më e madhe është të thyhet mentaliteti që një pjesë paguan energjinë elektrike dhe një pjesë tjetër nuk e paguan”. Duke mos dashur të deklaroj paraprakisht një shifër të saktë, Cani u shpreh se “Ne do të bëjmë kompensimin më të madh që është bërë ndonjëherë për energjinë elektrike. Do të kompensojmë për shtresat në nevojë më tepër se 100% efektin e heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike 300 kw/muaj”.


Lidhur me kërkesat e operatorëve pranë ERE-s për rritje të tarifave ministri Cani deklaroi se “OSHEE, OST, KESH kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për rritjen e tarifave të energjisë. Në Shqipëri, sistemi energjetik nuk del me fitim, sepse ka humbje teknike. Edhe sikur të eliminohen humbjet nga vjedhjet, nuk do të arrihet që sistemi të mbajë veten, por kërkon subvencionime. A duhet të subvencionojmë energjinë? Është peshore. Po nuk rrite çmimin do të rrisësh taksat. Kjo është reformë e dhimbshme dhe komplekse”. Ndërsa për aksionet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, Cani tha se “Do të imponohemi me forcë për zbatimin e ligjit për pagesat e energjisë”. Vjedhësit e energjisë, deklaroi ministri Cani, do të penalizohen. “Ne po shtojmë 1 mijë policë. Nuk e mohoj. E kemi shtuar në buxhet, sepse do të shtohen ata që dënohen për vjedhjen e energjisë elektrike”, tha Cani.


Objektivat e buxhetit
Duke shpjeguar objektivat e buxhetit 2015, ministri Cani tha se, ashtu si një familje që bën planet e veta për vitin 2015 dhe në varësi të të ardhurave kërkon burime shtesë për blerjen e një makine apo diçkaje tjetër, teknicienët e Ministrisë së Financave në fillim shohin programin elektoral të fituesve, më pas programin e qeverisë dhe më tej fokusohen tek arritja e objektivave, si rritja ekonomike, ulja e deficitit buxhetor, rritja e të ardhurave, etj. “Një burim i sigurt i rritjes së të ardhurave janë tatim-taksat. Nëse nuk do të rrisim taksat, do të ulim shpenzimet. Gjithsesi ka shpenzime që nuk preken, si pagat, pensionet, fondet rezervës etj.


Gjithashtu, një pjesë e investimeve të nisura, që janë me financime të huaja, me kredi e grante nuk mund të preken”, tha ministri Cani. Duke folur për pritshmëritë që kanë njerëzit ndaj qeverisë, Cani u shpreh se, “Edhe për 1 mijë vjet nuk do të ketë buxhet që zgjidh gjithçka. Ky buxhet mbështet programin e qeverisë. Kështu, qeveria mbështet reformën në shëndetësi, por mos prisni që të krahasohemi me Britaninë e Madhe. Ne e kemi buxhetin e shëndetësisë 2.8% për vitin 2015, por britanikët nuk janë të kënaqur as me 8%, tha ministri. Por në fund të mandatit, ne do të realizojmë shëndetësinë falas”.


Gjatë vitit 2014, sipas ministrit, shtresat që u ndihmuan më tepër për pagat ishin ato të varfra. “Taksat mblidhen, por përfituesit më të mëdhenj janë të varfrit. Duhet parë, jo vetëm nga këndvështrimi i taksave, por edhe për kë shkojnë ato, si shpërndahen”, deklaroi Cani. Lidhur me biznesin, Cani tha se janë 16 kërkesa që i plotësohen me këtë paketë fiskale. Cani deklaroi se menjëherë pas mbarimit të auditit ndërkombëtar të FMN-së për përdorimin e financimeve, do të vazhdojë shlyerja e borxheve ndaj biznesit. “Janë 1 miliard dollarë financime që do të shkojnë në sektorë të ndryshëm.


Nëse investojmë te rendi, kjo shkon për përmirësimin e sigurisë. Ne kemi aksidente fatale. Duam të rregullojmë standardet e rrugëve prandaj kemi hedhur më tepër para për mirëmbajtjen dhe sinjalistikën e tyre. Kemi çuar më tepër para për shëndetësinë. Publiku nuk ankohet më për mungesë ilaçesh, tani nuk është më ky problem, por po ankohen për ambulancat. Në reflektim të situatës, ne kemi akorduar për shërbimin e urgjencës. Ne jemi munduar të shohim rritjen cilësore të investimeve që kryhen”, deklaroi Can


Më të lexuarat