Secondary Adv

Raporti i BERZH: Shqiperia e para per reformat strukturore ne rajon

Shqipëria renditet e para ndër vendet e tranzicionit për reformat strukturore të kryera gjatë këtij viti sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 

Vlerësimet janë dhënë në Raportin e Tanzicionit për vitin 2014. Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv në teknologjinë e informacionit, agrobiznes, industri, pasuri të patundshme në energjinë e qëndrueshme, transportin urban dhe sistemin bankar.


Më dobët paraqitet reforma në sektorë të tillë hekurudha, tregu i sigurimeve dhe tregjet e kapitalit.  Treguesit e vlerësimit  të BERZH shkojnë nga 1 deri 4 +. Vlerësimi 1 përfaqëson ndryshim pak ose aspak në krahasim me një ekonomi të ngurtë e centralizuar dhe 4+ përfaqëson standardet e një ekonomie të tregut.
Vendet e tjera të Rajonit, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Rumania paraqiten shumë më dobët se Shqipëria. Vitet e fundit kanë qenë të vështira për tregjet e energjisë në rajon. Disa vende i kanë shpallur reformat në këtë sektor, por progresi me zbatimi ka qenë i ngadaltë. Janë vënë re zhvillime pozitive persa i përket infrastrukturës. Në fushën e kreditimit, hendeku është zgjeruar pothuajse në të gjitha vendet. Kjo është nxitur nga kreditimi i pakët për shkak të gjendjes së dobët ta bankave të cilat po vuajnë në bilancet e tyre kreditë me probleme./ATSH


Më të lexuarat