Secondary Adv

Mbeturinat e Kosoves dhe Maqedonise ne liqenin e Fierzes, ndoten ujerat e basenit

Rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës ka risjellë ndotjen e basenit më të madh ujor në vend, ku tonelata mbeturinash janë depozituar në sipërfaqen e liqenit.

 

Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme, e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova e Maqedonia. Fierza është në kuotën maksimale të saj. Këto mbeturina vijnë e grumbullohen në basenin e Fierzës nga Kosova e Maqedonia, përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë, duke qenë se ujërat grumbullohen në këtë liqen e më pas shfrytëzohen për prodhim energjie nga hidrocentrali i Fierzës.

 

Si në media po edhe specialistët e ekosistemit shpesh here është bërë shqetësuese situata që  përjeton ky liqen, pasi ndotje të tilla dëmtojnë rëndë ekosistemin e tij si  edhe ambientin në të cilin ujërat e liqenit prekën bregun e tij. Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2. Niveli i ujërave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Shumë i preferuar është peshku luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen.


Më të lexuarat