Secondary Adv

Siguria e plazheve, masat e qeverise per sezonin veror

Qeveria shqiptare ka prezantuar masat për garantimin e një sezoni turistik cilësor, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive. Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij sezoni, i cili duhet të shënojë një vit kthese sa i takon cilësinë dhe kërkoi bashkëpunimin e aktorëve vendorë me bizneset dhe grupin ndërministror të punës.

 

Teksa një pjesë e masave janë prezantuar më parë dhe kanë të bëjnë me eliminimin e zhurmave dhe ndotjes së ujërave, po ashtu në këtë takim Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh se do të punohet edhe për garantimin e sigurisë në plazh. “Ne po punojmë me Ministrinë e Brendshme, për të shtuar forcat e sigurisë në plazhet tona, me problematikat që kanë të bëjnë me mbrojtësit e plazhit. Edhe këtu kryetarët e bashkive që kanë zona bregdetare dhe zona plazhi duhet të zbatojnë ligjin, për të pasur ruajtësit e jetës në plazh. 

 

Mjetet motorike nuk është e mundur të stabilizohen vetëm nga forcat e rendit. Nuk mund të zgjidhet vetëm nga inspektoratet, nëse nuk ka një dakordësim me bashkitë, të cilat e kanë një detyrë funksionale të përcaktojnë qartazi vendet se ku mundet dhe ku nuk mundet të kemi mjete lundruese dhe zbavitëse në detet tona”, u shpreh Klosi. Këto masa vijnë pas një sërë aksidentesh me pasojë vdekjen e disa turistëve vendas e të huaj, shkaktuar nga mungesa e rojeve të plazhit apo nga përplasja me mjetet lundruese./Scan


Më të lexuarat