Secondary Adv

Shkolla e larte, vetem per ata me mesatare mbi 6, per fushen e mesuesise nota mbi 7

Ashtu siç ishte parashikuar, qeveria ka vendosur kriterin e notës mesatare për kandidatët në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

 

Pranimi në institucionet e arsimit të lartë, duke nisur nga viti akademik 2018-2019, do të bëhet edhe mbi kriterin e notës mesatare, e cila duhet të jetë mbi 6. Kjo notë do të llogaritet si mesatare e notave përfundimtare për të gjitha vitet e shkollimit në gjimnaz, si dhe notat e marra në provimin e maturës. Kështu, nëse një nxënës ka një mesatare 6 gjatë 3 viteve të gjimnazit, si dhe një mesatare 6 në provimet e maturës, atëherë ai e përmbush këtë kriter.

 

Për programet e studimit në fushën e mësuesisë, nota mesatare e përllogaritur duhet të jetë nota 7. Ndërkohë, përjashtohen nga kriteri i notës programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional. Kjo do të thotë se për nxënësit që kanë një mesatare nën 6, arsimi profesional duket të jetë alternativa e vetme. Vendimi do të zbatohet edhe për shtetasit shqiptarë ose të huaj që e kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, duke bërë përllogaritjen e notës mesatare në Qendrën e Shërbimeve Arsimore./Scan


Më të lexuarat