Secondary Adv

Rama shkurton administraten, ja cilet punonjes preken

Qeveria ka vendosur të reduktojë stafet e thuajse të gjitha ministrive.Në mbledhjen është vendosur që Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit t’i shtohen edhe 182 punonjës për vitin 2018, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Ministrisë së Brendshme ti reduktohet stafi me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146 zyrtarë. 7 veta i hiqen Ministrisë së Bujqësisë, po 7 veta Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Financave i reduktohet stafi me 92 persona. Katër persona reduktohen në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes i reduktohen dy veta, e po kaq i reduktohen edhe Ministrisë së Turizmit, ndërsa Ministrisë së Kulturës i Reduktohen 7 persona.

 

Një numër prej 27 personash i reduktohen Ministrisë së Shëndetësisë.

Në reduktime stafi janë përfshirë edhe disa agjenci si ajo e Prokurimit Publik, ku 4 veta do të hiqen nga puna, ndërsa dy do të hiqen tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, 1 person hiqet tek Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa me 5 veta reduktohet stafi i punonjësve të ADISA-s. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, ndërsa 4 veta hiqen nga puna në Inspektoratin Qendror. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon./Mapo


Më të lexuarat