Secondary Adv

Zvarritjet ne hipoteka – Rama, drejtoreve: Shkarkime dhe ndjekje penale

Drejtuesit dhe punonjësit e hipotekave dhe zyrave të ALUIZNI-t që zvarrisin qytetarët në marrjen e shërbimit, do të përballen me humbje të vendit të punës dhe ndjekje penale.  Gjatë takimit të kabinetit qeveritar me drejtues vendor në Fier, Kryeministri Edi Rama u bëri apel qytetarëve të denoncojnë përmes platformës së bashkëqeverisjes dhe të mos përpiqen të zgjidhin problemet e tyre përmes ryshfetit.

 

“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak.

 

Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek marrëdhënia midis administratës tatimore dhe biznesit, duke kërkuar që sipërmarrja të shikohet si aleate dhe jo si subjekt ndëshkimi. Rama theksoi se nga rreth 10 mijë biznese të vogla që janë përfshirë së fundmi në skemën e TVSH-së, rreth 6 mijë prej tyre janë kontaktuar dhe trajnuar për deklarimet.

 

“Domosdoshmëri për të çuar në një shkallë tjetër cilësinë e marrëdhënies mes përfaqësuesve të Tatimeve dhe biznesit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të informuar biznesin e vogël për ndryshimet, nga 9 mijë biznese që preken nga ky ndryshim, Tatimet kanë arritur të flasin drejtpërdrejt me 6 mijë prej tyre. Objektivi është t’u shpjegohet të gjithëve. Marrëdhënia mes Tatimeve dhe biznesit të qëndrojë mbi parimin e bashkëpunimit, jo ndëshkimit. Shumë shpejt në një fushatë kombëtare për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive”, tha kryeministri. Ndër të tjera, Rama theksoi se duhet të avancohet me dhënien e titujve të pronësisë për tokën bujqësore dhe me reformën e ujit, duke eliminuar informalitetin./Scan


Më të lexuarat