Secondary Adv

300 qendra shendetesore do te rehabilitohen brenda 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Roskovecit, e cila po rikonstruktohet tërësisht. Qendra i shërben rreth mijëra banorëve të kësaj zone dhe pritet që shumë shpejt të ofrojë shërbimin 24-orësh.

 

Sipas Ministres Manastirliu, kjo nuk është e vetmja qendër që po rikonstruktohet në qarkun e Fierit, por janë 11 të tilla në Fier, Lushnje dhe Mallakastër. “Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standard nga veriu në jug. 80 qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu. Vetëm pak ditë më parë, Ministria nisi procedurat për rikonstruktimin e 67 qendrave të tjera shëndetësore të shpërndara në të gjithë vendin. Veç ndryshimit rrënjësor të infrastrukturës, mjekët janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e mjekut” e cila përmban të gjithë elementet e duhur për të garantuar ofrimin e urgjencës kudo ku është nevoja./Scan


Më të lexuarat