Secondary Adv

Bizneset, afat deri me 1 qershor per impiantet e pastrimit te ujit

“Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjtë dhe detet shqiptare, duhet të kenë vendosur impiantet e pastrimit. Pas kësaj date, asnjë biznes që nuk plotëson kushtet nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin”.

 

Ky ishte apeli i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në impiantin e pastrimit të ujit në Fier. Duke parë nga afër investimin e realizuar dhe procecin e filtrimit të ujit, ministri Klosi tha se ky është një model i jashtëzakonshëm që duhet të përdoret nga të gjithë ata që shkarkojnë ujërat e patrajtuar në lumenj apo bregdet. Kreu i turizmit dhe mjedisit theksoi se “mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme”. Ministri Klosi ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin. “Ne do të kërkojmë që modele të tilla të zbatohen dhe të ketë zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha, por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së Mjedisit”, theksoi Klosi./ata


Më të lexuarat