Secondary Adv

DPSHTRR: Kritere per oficinat e mekanikeve, do te kete kontrolle

Së shpejti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të nisë kontrollet për zbatimin e kritereve ligjore nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e riparimit të automjeteve dhe transportit rrugor.

 

Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura. Lista me kriteret (e plotë më poshtë) është e ndarë për pajisjet dhe instrumentet, ambientin si dhe dokumentacionin e nevojshëm. Krahas mjeteve të punës, kriteret kërkojnë zotërimin e një kompjuteri, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Sa i takon ambientit, ai duhet të jetë të paktën 30 metra katror, të ketë zyrë për punë administrative dhe nyje hidrosanitare (tualet)./Scan


Më të lexuarat